Sërish protestë për burimet ujore nga banorët e Lumit të Vlorës. Mbasditen e sotme banorët e fshatrave të Kuçit, por dhe të disa fshatrave të tjerë që përshkon Lumi Shushica( apo lumi i Vlorës) kanë kundërshtuar vijimin e punimeve për marrjen e ujit në burim dhe nëpërmjet sistemit të pompimit . Banorët kanë larguar mjetet e rënda dhe mos lejimin e punimeve për hapjen e kanaleve dhe shtrimin e tubacioneve .