Dhjetëra qytetarë në Lushnje protestuan këtë të diel për kushtet e rënduara të spitalit në këtë qytet. Qytetarë kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme dhe marrjen e statusit spital rajonal te spitalit te Lushnjes. Protesta u mbështet edhe nga deputetit i Lushnjes, Saimir Korreshi, që ka qenë ndër denoncuesit e parë të kushteve në këtë spital.