Dhjetëra banorë të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë protestuan mëngjesin e së martës para zyrave të kompanisë Bankers Petroleum në Marinëz, duke kërkuar për të disatën herë respektimin e kontratave dhe kryerjen e pagesave për tokat që kanë dhënë me qira. Sipas banorëve, tokat e tyre janë burimet e vetme të të ardhurave për familjet e kësaj zone, ndërsa prej kohësh ata pretendojnë se kompania nuk po respekton detyrimet e përcaktuara në kontratat e lidhura me pronarët e tokave.