Opozita po zhvillon protestën e 11-të para Bashkisë së Tiranës. Protesta nisi si gjithmonë në orën 11, por ndryshe nga protestat e mëparshme deri para mesdite nuk pati incidente, as hedhje molotovi dhe as djegie gomash. E pranishme në këtë tubim ishte edhe Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha.