Kuvend Një grup të rinjsh janë paraqitur në seancën plenare ku në formë simbolike kanë ledhur disa letra të bardha mbi deputetët e Kuvendit dhe kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej: Dua të votoj në 2025! Të rinjtë akuzojnë 140 deputetët se po shkelin vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i la afat një vit për të adresuar problematikën e votës së diasporës në zgjedhjet e vitit 2025. Kuvendi ka ndërprerë seancën për disa minuta ndërsa garda i ka nxjerrë jashtë Kuvendit përfaqësuesit e disaporës. Të rinjtë janë futur në ambientet e brendshme të parlamentit me një kërkesë si vizitor për të ndjekur seancën plenare.