Thirrjes për të protestues para Kuvendit, që këtë të enjte mban seancën plenare iu përgjigjën me dhjetëra qytetarë, por që u ndanë në dy fronte. Një grup protestuesish u ndal pranë Kuvendit, ku policia kishte vendosur barrikada dhe një perimetër të zgjeruar sigurie. Grupi tjetër u vendos te Gjykata e Tiranës, ku jepet masa e sigurisë për 12 protestuesit që u arrestuan të hënën pas protestës te gjimnazi Qemal Stafa.