Dita e 54 e protestës ishte me dy panorama. Pasditja edhe njëherë ishte e qetë, dhe mbizotëruan fjalimet ku u kërkua si çdo ditë largimi I kryeministrit Edi Rama. Po ashtu u bë thirrje për lirimin e të gjithë e protestuesve të ndaluar gjatë paradites. Ndërkohë një panoramë tjetër kishte protesta tek Parlamenti. Gaz dhe ujë me presion, vezë por dhe sende të tjera të forta. Përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijuan për minuta të tëra. 23 persona u shoqëruan nga policia për rastet e dhunës në protestë ndërsa u lënduan protestues e efektivë.