Me këto thirrje u prit kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përpara takimit të tij me emigrantët shqiptarë në Neë Jersey, i cili erdhi pak kohë pasi ish kryeministrit ju hoqën sanksionet e Departamentit Amerikan të Shtetit që e ndalonin të shkelte në tokën amerikane. Por, pavarësisht kësaj një grup protestuesisht bënin thirrje se kryedemokrati për ta konsiderohet i padëshirueshëm që nga viti i trazirave të 97-ës, vit kur shumë familje shqiptare emigruan jashtë vendit.