Banorët e disa fshatrave në zonën naftëmbajtëse Patos – Marinëz u rikthyen sërish në protestë, ku patën përplasje me rojet e sigurisë së kompanisë Bankers Petroleum. Sipas banorëve, kjo kompani nuk po respekton kontratat për tokat e marra me qera në Sheqishtë, Marinëz, Belinëz, Zharrëz dhe Kallm. Të revoltuar, banorët kërkuan të kontaktojnë me drejtuesin e kompanisë, dhe që një përfaqësi e tyre të pritet dhe të marrë një përgjigje konkrete për kërkesat e ngritura.