Top News-‘Protestë epike’, Berisha Ata janë kundër qeverisë, Rama i shumëzon me zero
08/08/2026 18:01

Berisha: SPAK u bë gardian i krimit kushtetues elektoral. Betejën time kundër e kam filluar kur u binda se ky institucion ishte armik i egër i pluralizmit Arsen Dushku: Zoti Berisha, ju keni qenë koherent në sulmet kundër SPAK, e sot po faktohen akuzat tuaja. A ka shpjegim se sa më shumë hetime ka për Ballukun, aq më lart gradohen ushtarët e Ballukut në bashki dhe qeveri? Goditjet e SPAK ndaj krimit në vend që të ndikonin në pastrimin e parave, kanë bërë të kundërtën. Fenomeni ka marrë përmasa dramatike dhe këtë e fakton edhe rënia e euros. Sali Berisha: Faleminderit shumë për pyetjen. Unë jam ish-president dhe ish-kryeministër. Kurrë, kurrë nuk do të preferoja dhe nuk dëshiroj të sulmoj punonjës të organeve të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit. Problemi im duhet të jemi hapur me ju me SPAK-un që kur unë jam rikthyer në Partinë Demokratike por dhe më parë ka qenë një, më kryesori. Dhe për fatin më të keq, për fatin më të keq, në këtë vend, qenë shumë, shumë të paktë ata të cilët e realizuan. SPAK-u ju faktoi shqiptarëve, jo vetëm opozitarëve, por të gjithë shqiptarëve që besojnë tek vota e lirë, besojnë se pluralizmi politik është promotori dhe lokomotiva jo vetëm e demokracisë, por e të ardhmes së një vendi, pa të cilin nuk ka të ardhme. SPAK-u u bë gardian i krimit kushtetues elektoral. Dhe unë betejën time kundër këtij institucioni nuk e fsheh, e kam filluar pikërisht atëherë kur u bindëm dhe konstatova se ky institucion është armiku i egër i pluralizmit. Kush të dojë le të marrë deklaratat e mia. Ata patën pafytyrësinë të më dërgojnë mesazhe duke besuar se do mund të shuanin zërin tim. Por kurrë ajo s'mund të ndodhte. Dhe sot po faktohet që ai ushtron në një vegël, në një armë të partisë shtet. Përsëri, ju keni shumë të drejtë që përmendni krimet e ministrave. Por për Sali Berishën dhe për ju, ju garantoj se kryekrimi i tyre është amnistia e krimit elektoral. Pse? Sepse ata zgjedhjet kanë dy aspekte: kanë aspektin e zhvillimit të tyre ku forcat politike, ekzekutivi kanë përgjegjësinë e tyre, por kanë aspektin e trajtimit të të gjitha parregullsive, të cilat janë totalisht kompetencë dhe atribut i SPAK-ut. Në qoftë se SPAK-u nga dhjetëra e dhjetëra dosje krimesh monstruoze të cilat janë të sanksionuara në këtë, në këtë libër me 1500 faqe, 1500 faqe me 2500 prova fakte, ka dërguar në, ka hetuar vetëm 3-4 persona. Në një kohë kur Edi Rama me ministrat e tij është autor kryesor i asaj farse, SPAK-u i jep qeverisë licencën për të manipuluar, për të grabitur, për të dhunuar zgjedhjet dhe legjitimon të palegjitimueshmen farsën elektorale. Përsa i përket Lubisë, do them dy fjalë këtu. Unë që them këto fjalë për SPAK-un mund të them se në rastin e Ballukut ai prokuror që dërgoi dosjen dhe ata që e hetuan atë u treguan të guximshëm, bënë detyrën e tyre. Por atyre Edi Rama u shpalli luftë. Dhe imagjinoni ju, imagjinoni ju një njeri familjar apo jo që vihet në sulme të gjithanshme nga kreu i Meduzës, kryeministri shqiptar, tek vrasësit serialë të kontraktuar nga qeveritarët, si e ndjen veten? Ai njeri i ka shërbyer vendit. Por ai njeri nuk mundet të asgjësojë 83 mandatet e krimit, të cilët rrëzuan kërkesën e tij kushtetuese ligjore. Ndaj dhe pse i them këtë? I them këtë se ndaj tyre nuk mund të kërkojmë ato që ata s'mund t'i bënin. Në luftë me Edi Ramën ata janë të mundur, sepse ekzekutivi ka të gjithë forcën. Për të qenë hyrë në një betejë të tillë antidemokratike. U përket qytetarëve shqiptarë të qëndrojnë atëherë kundër këtij regjimi që ka nxjerrë, që nxjerr veten, ministrat e tij mbi ligjin dhe kushtetutën. Faleminderit.

Top News- Haxhiu zgjidhet kryeparlamentare/ Shtyhet sërish seanca, s’ka dakordësi për nënkryetarët
09/09 15:21
Top Channel/ Dy versione për shpërthimin në karburantin e Tiranës. Ekspertja jep shpjegimin e saj
09/09 15:17
Top Channel/ Zjarr në pikën e karburantit, 3 të plagosur. Policia shoqëron katër persona
09/09 15:15
Top Channel/ Gjykatat bojkot për pagat. Fieri paralizohet, në Lushnjë protestë, bojkoton edhe Vlora
09/09 15:06
Top Channel/ Bojkoti, avokatët braktisin gjyqet, administrata kërcënon të mos paraqitet në punë
09/09 15:05
Top News – OSBE-së i soset durimi/ ‘Territorialja’, Tarran: Vendosni vetë, nuk imponojmë model
09/09 14:53
Top Channel/ Qytetarja e revoltuar pas bojkotit në gjykatën Fier:Ku është Rama se na u nxi shpirti
09/09 14:29
Top News-‘I njëjti shërbim u pagua dy herë’/ PD kërkon hetim për mbi 90 milionë eurot e hemodializës
09/09 14:05
Top News- 3.8 vite burg për ish ministrin/ Kosovë, dënohet për tenderin 53 mln euro të rrugës
09/09 13:54
Top News – Nafta arrin 100 dollarë për fuçi/ Rriten shqetësimet për furnizimet globale
09/09 13:54
Top Channel/ Zjarri në Kavajë, flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri
09/09 13:46
Top Channel/ Dyer të mbyllura në Gjykatën e Fierit, administrata dhe sekretarët gjyqësorë në bojkot
09/09 13:29
Top News – Përplasja në ‘X’ për protestën. Rama, ‘dhëmb për dhëmbë’ me demokratët europianë
09/09 13:25
Top News – Turqia ‘kërcënon’ Greqinë. Projekti që synon të ndryshojë fuqinë detare të Ankarasë
09/09 13:11
Top Channel/ Zjarr në pikën e karburantit! Tiranë, Plagosen 3 punëtorë nga shpërthimi
09/09 12:46
Top Channel/ Avokatët bojkotojnë gjyqet, refuzojnë rregulloren e re në GJKKO
09/09 12:45
Top News – Nga siguria në shkolla te krimi/ Hita ‘shtrëngon’ Policinë e Korçës: Shtoni kontrollet!
09/09 12:38
Top Channel/ Bojkot edhe në Gjykatën e Vlorës, administrata ndërpret punën, kufizohen shërbimet
09/09 12:30
Top Channel/ Mishi i pulës që shkakton tumor, antibiotiku është përdorur te shpendët në Brazil
09/09 12:28
Top News-Përshkallëzohet lufta tregtare mes dy vendeve. SHBA vendos embargo ndaj produkteve kanadeze
09/09 12:20