Për të 31-ën ditë protestuesit kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra. Protesta që nisi prej orëve të paradites, vijoi edhe pasditen, ku shumë qytetarë u mblodhën tek Kryeministria duke përsëritur edhe njëherë kërkesat e tyre. Protestuesit në shenjë simbolike firmosën librin The Albanian Files, ndërsa paralajmëruan se do e çojnë dhe këtë rast në SPAK. Në ndryshim nga marshimet e tjera, kësaj here organizatorët zgjodhën që ta zhvillojnë më të shkurtër se herët e tjera për arsyen edhe të orëve të gjata të atyre protestuesve që u mblodhën që në orët e para të ditës para Kuvendit,