Në të 52-ën ditë të rezistencës protestuesit kërkuan anulimin e paketës së maleve si dhe përsëritën kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra. Pjesë e kërkesave ishte dhe ligji për zonat e mbrojtura si dhe ndryshimi I kodit elektoral. Ata bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e të enjtes që do të zhvillohet para parlamentit, që përkon dhe me seancën e fundit plenare për këtë vit. Protestuesit I quajtën deputetët një turp pasi, sipas tyre, nuk morën asnjë masë ndaj ministres serbe që tha se do ta spastronte etnikisht Kosovën.