Ambasadori kroat në Shqipëri, Zlatko Kramariç, ishte në Pogradec në kuadër të një projekti me Këshillin e Studentëve të Shqipërisë. Gjatë qëndrimit, Kramariç u pyet edhe për protestat në Shqipëri dhe theksoi se qytetarët kanë të drejtë të shprehin lirshëm shqetësimet, nevojat dhe kërkesat e tyre. Sipas ambasadorit kroat, protesta duhet parë si një mënyrë përmes së cilës qytetarët i përcjellin një mesazh institucioneve dhe qeverisë. “Protesta është një e drejtë e qytetarëve”, ishte qëndrimi i ambasadorit kroat, i cili shtoi se rëndësi ka që qytetarët të jenë të lirë të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre. Për të, ky është një mesazh që qeveria duhet ta marrë në konsideratë në aspektin politik.