‘Çmim që duhet të paguhet për suksesin.’ Kështu e konsideron kryeministri Edi Rama revolucionin e flamingove. Në një intervistë me gazetaren serbe, Minja Miletić, Rama shpjegoi se sa më të zhvilluara të jenë shoqëritë aq më shumë pritshmëri kanë, ndaj sipas tij protestat qyetare janë një sinjal i qartë se vendi po shkon në një nivel tjetër.