Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave dhe protestave që kanë shoqëruar draftin e reformës së re territoriale, duke i cilësuar ato si pjesë normale të procesit të konsultimit publik. Përmes një postimi në platformën X, Rama ironizoi komentet se protestat, përfshirë edhe ato nga mbështetës të PS-së. “Vazhdon qarja e hallit të kalorësit se po i varen këmbët, së fundi edhe me një agjitim të madh nga vajtorët e vajtojcat, që tanimë po protestohet edhe “brenda PS” dhe kjo qenka një shenjë tmerrësisht e keqe për “regjimin”.