Kryedemokrati Sali Berisha në një dalje për mediat nga selia blu vlerësoi çdo zë kritik brenda Partisë Socialiste që del kundër Ramës dhe se largimi i deputetëve socialistë që nuk janë të përfshirë në veprimtari kriminale do t’i hapte rrugën shkarkimit të kryeministrit Edi Rama përmes një mocioni mosbesimi në Kuvend. ‘Vlerësoj çdo zë kundër Edi Ramës dhe në mbështetje të protestës. Në qoftë se Edi Rama nuk pranon zgjidhjen, një zgjidhje tjetër paqësore siç e kërkojnë protestuesit, është largimi i të gjithë deputetëve socialistë që nuk janë të implikuar në krime dhe kjo i hap rrugën shkarkimit me mocion mosbesimi Edi Ramës. Kjo shkarkon në vend Edi Ramën dhe krijon në parlament një mundësi për plotësimin e të gjitha kërkesave.’