Në ditën e 21-të të saj, protesta qytetarë me kërkesën për largimin e Edi Ramës, por edhe të Sali Berishës shënoi rekordin përsa i përket pjesëmarrjes. Një lumë njerëzish marshuan në Bulevardin qendror të Tiranës, në atë që ndoshta ishte protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë që prej rënies së komunizmit. Protagonistët e tubimit që mbushi bulevardin nga Presidenca deri te Sheshi Skënderbej, këtë të shtunë ishin shqiptarët e diasporës. Sinkronte dy qytetarët e intervistuar nga Geriola, njëri kishte ardh nga Roma, tjetri nga Londra Me parrullat Shqipëri e Re dhe kundër kastës së vjetër politike, marshimi nuk vijoi si gjithmonë në rrugët e Tiranës, por u përqëndrua përreth godinës së Kryeministrisë.