Komisioni Republikan i Zgjedhjeve ka bërë me dije se ka hedhur poshtë kërkesën e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” për anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor. Komisioni argumenton se se ankesa është dorëzuar nga personat e autorizuar të listës së Beogradit në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit, i cili është deklaruar jokompetent dhe e ka dërguar për vendim në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve.