Banorë të Çërravës paralajmërojnë se do të vijojnë të kundërshtojnë me protesta vendimin e këshillit bashkiak të Pogradecit, që nxorri me qira një pronë prej 34 hektarësh pranë këtij fshati. Banorët e konsiderojnë vendimin si korruptiv dhe akuzojnë kryebashkiakun e Pogradecit, Ilir Xhakolli se qëndron pas planit për t’u marrë tokat që kanë në përdorim për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Vendimi kishte dështuar në një mbledhje të mëparshme të Këshillit Bashkiak të Pogradecit, por ai u kalua ditën e hënë pavarësisht protestës së banorëve.