Protestat nuk ndalen në Tiranë. Për të 47 ditë me radhë qytetarët dolën në shesh duke përsëritur kërkesat e tyre. Ata kërkuan bashkim, ndërsa dënuan dhe qëndrimin e mbajtur nga qeveria deri më tani lidhur me ministren serbe e cila tha se do të bënte spastrim etnik ndaj Kosovës nëse do të kishte lirinë e Slloban Millosheviçit. Në fund ata marshuan përgjatë rrugëve të kryeqyteti, duke përsëritur ritualin e çdo mbrëmjeje.