Top News – ‘Protesta nuk ka kaluar 8000 njerëz’/ Rama mesazh mediave ndërkombëtare: S’ka projekt
06/06/2026 22:28

Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke theksuar se protesta kundër investimit në Zvërnec ka pasur rreth 2,000 pjesëmarrës, dhe se nw kulmin e saj nuk i ka kaluar 8000 njerëz. Në një mesazh drejtuar CNN dhe mediave të tjera ndërkombëtare që kanë pasqyruar protestën, Rama ngriti pikëpyetje për mënyrën se si protesta është paraqitur në media dhe rrjete sociale, duke thënë se shpesh perceptimi i krijuar nuk përputhet me realitetin në terren. "Në një moment, kur histeria dixhitale e projektuar e këtyre ditëve të ketë kaluar dhe emocionet të jenë ftohur, bota demokratike duhet të shqyrtojë më nga afër se si hendeku midis realitetit dhe përfaqësimit të tij u bë kaq i madh. Jo vetëm si çështje e këtij rasti të veçantë, por si një simptomë e diçkaje shumë më të madhe. Si mund të bëhet një vend i vogël lajm global për arsye kaq të shkëputura nga realiteti në terren? Si mund të transformohet një protestë lokale që përfshin disa mijëra njerëz në një spektakël ndërkombëtar? Si mund të bëhen supozimet fakte, narrativat vendime dhe spekulimet e vërteta të pranuara para se të përcaktoheshin faktet themelore?", shkroi Rama në X. Sipas tij, aktualisht nuk ekziston asnjë projekt përfundimtar, as leje ndërtimi dhe as punime në zonën e përmendur, por vetëm një vizion dhe plan për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë dhe përmirësimin e mjedisit. Rama theksoi se çdo ide do t’i nënshtrohet shqyrtimit publik, vlerësimeve dhe debatit transparent. "paraqitja si një katastrofë mjedisore e diçkaje që ende nuk ekziston, ende nuk është projektuar, ende nuk është lejuar dhe objektivi i deklaruar i së cilës është në fakt të prodhojë rezultate pozitive mjedisore, nuk është një kontribut serioz në diskutimin publik. E megjithatë, nga ky realitet i thjeshtë doli një uragan histerie dixhitale, titujsh apokaliptikë, zemërimi të sajuar dhe përfundimesh gjithëpërfshirëse të paraqitura si fakte të përcaktuara. Gjatë rrugës dolën deepfakes, imazhe të manipuluara, pretendime të sajuara, amplifikim i koordinuar,rrjetet anonime dhe sjellja online që mbart shumë nga karakteristikat e luftës hibride të informacionit që gjithnjë e më shumë formëson debatin publik në të gjitha shoqëritë demokratike.", argumentoi Kryeministri ndwrsa paralajmëroi për rrezikun e dezinformimit dhe manipulimit në rrjetet sociale, duke përmendur përhapjen e llogarive anonime dhe përmbajtjeve të manipuluara që, sipas tij, ndikojnë në amplifikimin e debatit publik dhe krijimin e konfuzionit.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39