Mijëra vetë protestuan në qytetet e mëdha gjermane kundër kufizimeve të jetës publike. Në disa vende, pati pjesëmarrje edhe më të madhe nga sa pritej. Në Stuttgart, menjëherë pas fillimit të tubimit, u arrit numri i aprovuar prej 5000 pjesëmarrësish. Edhe në Mynih, shumë më tepër njerëz se numri i lejuar prej 1 000 personave, donin të shkonin në Theresienwiese, ku zhvillohet çdo vit festa e famshme e birrës (Oktoberfest).