Për të katërtën ditë me radhë opozita në Gjeorgji protestoi duke kontestuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare për të cilat partia Endrra Gjeorgjiane, pretendon se i fitoi. Opozita ka ngritur pikëpyetje mbi procesin pasi ka ngritur dyshime sa ato u manipuluan nga qeveria e cila tashmë ka rritur bashkëpunimin me Moskën. Rezultati nuk është pranuar as nga presidentja e vendit Salome Zurabishvilli, e cila ka bindje proeuropiane.