Protesta e e nisur në tiranë, është përshkallëzuar të enjtën edhe në disa qytete të vendit. Protestuesit në Korçë kanë thyer xhamat e Bashkisë së qytetit si dhe u kanë vënë flakën disa zbukurimeve që janë vendosur për festat e fundvitit. Nga hedhja e gurëve dhe sendeve të forta mësohet se është plagosur një efektiv policie. Është dashur ndërhyrja e policisë së pajisur me mjete mbrojtëse për të shpërndarë turmën e protestuesve.