Protesta e thirrur këtë të enjte para Kuvendit për nga përmasat nuk përmbushi pritshmëritë e organizatorëve. Policia i kishte paraprirë duke vendosur një perimetër të zgjeruar sigurie. E gjithë rruga George Bush nga Ushtari i Panjohur te Rruga e Elbasanit u bllokua, si për makinat, ashtu edhe për këmbësorët.