Kërkesat e protestuesve ishin epiqendra e debatit mes mazhorancës dhe opozitës në seancën plenare të Kuvendit këtë të marte. Kuvendi u mblodh këtë të martë për miratimin e rezolutave të disa institucioneve të pavarura, teksa socialistët rrëzuan kërkesat e PD për mocion me debat mbi rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë.