Dhjetëra qytetarë janë tubuar para Ministrisë së Brendshme në shenjë proteste për mosreagimin e Policisë së Shtetit ndaj dhunës së rojeve private mbi protestusit në Zvërnec. Protestuesit kërkuan shkarkimin e drejtuesve dhe efektivëve që nuk ndërhynë për rastin në fjalë, teksa për ngjarjen ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama. Kryeministri Edi Rama do të dalë të hënën në orën 10:00 për të folur në lidhje me projektin për ndërtimin e resortit turistik në Zvërnec.