Protesta e tretë për Zvërnecin nisi nga sheshi Skënderbej në Tiranë, ku qindra qytetarë u tubuan në kundërshtim të investimit për resort. Gjatë ditës, Kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm të dialogojë me protestuesit, por tha se sa të jetë ai në krye të vendit, projekti nuk do të anulohet.