11 protestues u arrestuan në flagrancë dhe 15 të tjerë u proceduan penalisht. Ky është bilanci i protestës së shtatë kombëtare të Partisë Demokratike, ku një strategji e re e policisë së shtetit, solli ndërhyrje të menjëhershme fill pas hedhjes së bombave molotov në fasadën e kryeministrisë, për të ndaluar dhe shoqëruar në komisariat ‘grupin e zjarrit’.