Protesta e thirrur nga Berisha për të nxjerrë nga zyra Lulzim Bashën sipas vendimit të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe Referendumit ka vënë në lëvizje degët lokale. Që prej mëngjesit, shumë mjete private dhe autobusë janë mbushur me protestues për të zbarkuar në oborrin e Partisë Demokratike, aty ku do zhvillohet protesta për të hyrë në seli.