Protagonistët e ditës së 14 të protestës qytetare kundër klasës politike protagonistë ishin banorët e Rrjollit dhe shqiptarët e ardhura posaçërisht nga diaspora. Një fjalë e mbajti edhe e ëma e Martin Canit. Protesta nisi si zakonisht me grumbullimin në Sheshin Skënderbej dhe më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Thirrjet tradicionale ‘Rama jepe dorëheqjen’ dhe ‘Rama në burg, Berisha në burg’ shoqëruan edhe këtë tubim. Pas më shumë se dy orësh përpara Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin e zakonshëm nëpër rrugët e Tiranës, duke u bërë thirrje qytetarëve të tjerë për t’iu bashkuar.