Policia e Tiranës ka goditur tre raste të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të marra me qira në Rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangjush Furxhi” në kryeqytet. Nga operacioni Flats, u vunë në pranga dy shtetase kineze, përktësisht të moshave 39 dhe 42-vjeçare si edhe një shtetase vietnameze 43 vjeç që ushtronin prostitucion në këto apartamente të marra me qira.