Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar ‘Streha’, ku ka goditur një rast prostitucioni dhe shitjeje të lëndëve narkotike. Përmes hetimit me metoda proactive, uniformat blu kanë zbuluar një objekt 3-katësh, në lagjen "Visarjon Xhuvani", ku ushtrohej prostitucion dhe shiteshin lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa. Policia ka arrestuar në ambientet e objektit, 4 shtetase nga Kolumbia dhe Republika Domenikane, të përfshira në këto veprimtari kriminale. Nga hetimi rezultoi se ato ushtronin prostitucion në objektin 3-katësh, si dhe iu shitnin shtetasve që përfitonin nga kjo veprimtari kriminale, lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.