Agjencia Shtetërore e Kadastrës njoftoi përmbylljen e procesit të kalimit në pronësi për 522 hektarë tokë bujqësore në dy fshatra të Bashkisë së Shijakut. Toka është e ndarë në afërsisht 1,300 parcela, të cilat janë në proces trajtimi nga strukturat e Kadastrës. Për të ndjekur nga afër këtë proces në zonë ishte e pranishme edhe drejtoresha e Përgjithshme e ASHK, Lorena Goxhobelli.