Rritja e shpejtë e çmimeve të banesave dhe zgjerimi i kreditimit për pasuri të paluajtshme po shndërrohen në një prej rreziqeve që mund të ekspozojnë ekonominë shqiptare ndaj goditjeve të papritura. Paralajmërimi vjen nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s, e cila, pavarësisht se përmirësoi perspektivën e Shqipërisë nga “e qëndrueshme” në “pozitive”, evidenton tregun e pronave si një prej dobësive të mundshme për stabilitetin financiar.