Dyshimi i arsyeshëm nuk mjafton për sekuestrimin ose konfiskimin e pronave të familjarëve, të afërmve ose personave të lidhur me individë të dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë. Ky është thelbi i një vendimi të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Gjykata mori në Shqyrtim padinë e një familje italiane nga Palermo, që ankimoi në Strasburg sekuestrimin dhe konfiskimin e pronave në bazë të ligjit antimafia.