Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 59-vjeçar nga Kosova pasi akuzohet se ka mbajtur peng 6 shtetas italianë të cilët dyshohet se i kanë dëmtuar pajisjet në apartamentin e dhënë me qira. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, ku 59 vjeçari me inicialet J. A., banues në Prishtinë, iu kishte hequr lirinë në mënyrë të kundërligjshme, 6 shtetasve italianë në një apartament. 59-vjeçari, për rreth 1 orë, iu ka hequr lirinë 6 shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”