Autoritete belge kanë rikthyer edhe njëherë në vemendje një ngjarje të ndodhur në prill të vitit 2020, ku një shtetas shqiptar dyshohet se ekzekutoi me armë zjarri pronarin e një picerie në qendrën e Strombeek-Bever. 35 vjecari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik në mediat belge, qëlloi drejt pronarit të picerisë, në ambientet e brendshme të biznesit të tij. Ky i fundit u arrestua nga policia, pas deklaratave të dëshmitarëve, të cilët ishin pranë biznesit në momentin që u regjistrua ekzekutimi.