Banorët e Rrjollit, përmes përfaqësueses së tyre Luçiana Koka bëjnë me dije se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar ankimin e tyre pas vendimit të SPAK për mosfillimin e hetimeve lidhur me kallëzimin penal të depozituar prej tyre. Sipas banorëve, gjyqtarja Flojera Davidhi ka urdhëruar SPAK të regjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetime mbi pretendimet e ngritura në kallëzim.