10 ditë pas zjarrit që shkrumboi pallatin pranë QSUT, Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje 5 fëmijë, të cilat janë shfaqur në kamerat e sigurisë duke hedhur mbeturina në një karrocë, prej ku dyshohet se nisën flakët. Fëmijët e marrë në pyetje janë banorë të kompleksit. Në prani të psikologëve dhe prindërve, ata kanë treguar se nuk bënë asgjë me paramendim .