Prokuroria e Tiranës ka rikualifikuar akuzën e ngritur ndaj anëtarëve të fisit Rraja për dhunën me shkopa bejzbolli ndaj Jashar dhe Bilbil Majës në ngjarjen e ndodhur rreth dy muaj më parë. Akuza është ndryshuar nga plagosje e rëndë me dashje në plagosje e lehte me dashje. Ndryshimi i kualifikimit, sipas prokurorisë, ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko-ligjore ndaj të dëmtuarve.