Top News – Prokurori që fundosi gjyqtaren…!/ 9 vjet me mbrojtje policore, shkak kërcënimet
12/02/2021 17:06

Altin Dumani është prokurori që drejtoi operacionin e SPAK që vuri në pranga gjyqtaren Enkeleda Hoxha dhe nëntë persona të tjerë. Dumani ka drejtuar i vetëm të gjithë operacionin që shkatërroi grupin e strukturuar në Gjykatën e Krujës, të cilët po bëheshin gati të lironin një tjetër të dënuar dhe pikërisht Saimir Petanin. Dumani ka lindur në Dibër. Ai vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit njihet si prokurori që ka drejtuar i i pari njësinë Task Forcë, për të luftuar krimin e jakave të bardha (siç njihen ndryshe zyrtarët e nivelit të lartë). Altin Dumani e ka nisur karrierën në vitin 1999 në Sarandë dhe është një prej prokurorëve të SPAK. Dumani është një nga prokurorët e vetëm që la “pa fjalë” edhe të dërguarin (vëzhguesin) e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, ditën që doli përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. “Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat”, u shpreh Jacobs në atë kohë. Dumani bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008. Dumani është prokurori, që ka kaluar mbi 4 mijë dosje nën hetim dhe madje, nuk janë të pakta rastet kur është përballur me kërcënime të forta. Eshtë një prej atyre prokurorëve që ka qenë i mbrojtur për 9 vjet nga Policia e shtetit, pikërisht për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që merrte për shkak të detyrës.

Top News- Vodhi makinën në Elbasan/ Pranga 19-vjeçarit, theu masën e sigurisë
15/07 14:28
Top Channel/ Tronditëse! Zbulohet arsyeja pse 17-vjeçarja përdori armën! Babai ishte…
15/07 14:17
Top Channel/ ‘Plumbi i Artë’, dëshmon për herë të parë i penduari Skerdi Tasi: Mora porosi…
15/07 14:01
Top News- Bllok dorëheqjesh pranë bashkive, drejtorët e administratorët respektojnë urdhrin e Ramës
15/07 13:14
Top News- Qindra hektarë të djegura nga zjarret/ 19 vatra zjarri në 24 orë, katër ende aktive
15/07 12:46
Top Channel/ Qëlloi veten, e dhunonte babai, Arrestohet babai i 17-vjeçares në Vlorë që fshehu armën
15/07 12:45
Top Channel/ Shembjet në Theth mbyllen me tritol, IKMT i rikthehet aksionit
15/07 12:45
Top Channel/ Tuma ilire e Kamenicës, ndodhen 400 varre nga mijëvjeçari i dytë para Krishtit
15/07 12:41
Top Channel/ Opera dhome/ Shfaqet për herë të parë në kishën Shën Lucia në Durrës
15/07 12:26
Top News- Ilir Beqaj shtrohet në gjendje të rëndë në spital, lë ambientet e paraburgimit
15/07 11:58
Top News- 2 vite burg për Jorgo Goron/ SPAK jep pretencen për dosjen e dytë
15/07 11:21
Top Channel/ Përfshihet nga flakët godina dykatëshe në Fier, pamje nga vendngjarja
15/07 11:10
Top News- Kapet shpërndarësi i kokainës/ Drogën e shiste në doza, i sekuestrohet makina
15/07 10:55
Top Channel/ Godina e fundit për tu shembur në Theth, IKMT do përdorë shpërthim të komanduar
15/07 10:41
Top News- Plagosi 40-vjeçarin në Korçë/ Arrestohet në Greqi autori me dy identitete
15/07 10:02
Top Channel/ Shembet ndërtesa e fundit në Theth/ Tension mes banorëve dhe autoriteteve
14/07 23:03
Top Channel/ Pas rezistencës së banorëve, IKMT prish banesën në Theth
14/07 22:28
Top News – Mbi 100 ndërtime. Bilanci i aksionit të shembjeve në Theth prek 40 biznese
14/07 22:26
Top News – Trafiku në Tiranë. Nis puna për evidentimin e pikave ‘të nxehta’
14/07 22:15
Top Channel/ Degradon përplasja në Theth! Banorët futen në banesë, s’lejojnë prishjen
14/07 21:57