“Nuk e prisja që të zgjaste kaq shumë, veçanërisht faza para-gjyqësore. Jam i bindur se kjo po ndodh sepse është në interesin e njerëzve që paguhen për këtë proces”, thotë ish- ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch teksa flet për Gjykatën Speciale në një intervistë për KosovaPress. Kritika ka për funksionimin dhe legjitimitetin e Speciales, teksa shprehet i bindur se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të dalë i pafajshëm.