Shqipëria do të ketë rregulla të reja për titujt e nderit në Shqipëri. Një projektligj është depozituar në Kuvend dhe pritet të miratohen këto rregulla, për të mos u dhënë tituj persona që nuk i meritojnë. Ndërkohë në një relacion shoqërues të projektligjit vihet në dukje edhe fakti se ligji numër 112, i vitit 2013 ka qenë jo i plotë në drejtim të rregullimit të rasteve, kur u hiqet titulli i nderit subjekteve që e kanë marrë atë sipas ligjit.