Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me platformën e tij politike dhe hapat e ndërmarrë për ‘Open Balkan’. Në kërkesën e depozituar më 19 tetor në Kuvend, deputeti demokrat rendit 14 pika në lidhje me këtë temë, ku kërkon të dijë avantazhet dhe dobitë në procesin e bashkëpunimit rajonal, teksa e cilëson si një nisme të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.