Partia Demokratike e Rithemelimit ka denoncuar projektin sipas të cilit parashikohet ndërtimi i një TermoElektroCentrali në zonën e Myzeqesë. Sipas Anëtarit të Kryesisë Enno Bozdo, socialistët kërkojnë që pronën publike t’ia kalojë privatit dhe të zgjedhin atë që i intereson atij, e pa pyetur banorët që preken nga kjo. SINK Bashkia socialiste e Roskovecit kërkon që rreth 20 hektarë tokë bujqësore publike t`ia dorëzojë një kompanie private, për ndërtimin e një TEC-i.