Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara për krijimin e kompanisë së përbashkët publike të energjisë, kryeministri Edi Rama u takua me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Dy liderët nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për zhvillimin e strukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës, ku pas studimeve paraprake do të nisë dhe puna për projektin e detajuar inxhinierik.