Top News – Programi ekonomik i PD/ Basha takim me ekspertë Gjermanë
08/07/2020 20:37

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, gjate nje takimi me përfaqësues tw Dhomës Gjermane të Tregtisë i njohu me programin ekonomik qeverisës te PD. Kryetari i opozitës adresoi problematikat që janë konstatuar në periudhen e pandemise, pasi qeveria sipas tij në vend që të investohej për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët në krizë, u investua në tendera e koncesione. “2.2 miliardë euro janë kontratat për PPP-të, ndërkohë gjatë periudhës së pandemisë është paguar për ekonominë, biznesin dhe shtresat në nevojë 22 herë më pak, vetëm 100 milionë euro. Mungesa e strategjisë dhe masave, nga ana e qeverise, ka sjellë jo vetëm rëndim të situatës së pandemisë, por edhe thellim të krizës ekonomike “, tha Basha. Nga ana e tyre përfaqësuesit e Dhomës Gjermane të Tregtisë e njohën kryetarin demokrat me disa nga rekomandimet e tyre publike si masa për të përballuar situatën e krijuar në ekonomi nga pasojat e pandemisë së COVID-19, si dhe ngritën shqetësimet e investitorëve të huaj në vend, veçanërisht atyre gjermanë, ku klima dhe siguria e biznesit, sipas tyre jane përcaktuese. Përfaqësuesit e Dhomës Gjermane te Tregtisë, thanë se klima e biznesit dhe mungesa e konkurrueshmërisë janë disa nga barrierat kryesore të thithjes së investimeve në Shqipëri. Sa i takon programit te partise demokratike Basha tha se synohet te krijohet klimë pozitive ndaj biznesit, konkurrencë dhe luftë monopoleve. ‘Transparencë totale e çdo akti qeveritar, që nga prokurimet publike, karantinim të inspektoriateve deri në hartimin e një kuadri ligjor europian për inspektoratet, moratorium 1-vjeçar për inspektoratet, reduktimi i lejeve, liçencave dhe shumë procedurave të tepërta.Taksë e sheshtë 9 përqind, sigurimet shoqërore 18 përqind dhe eliminim të rritjes së taksës së qarkullimit të vendosur nga qeveria Rama si dhe 1 taksë biznesit të vogël, ne nivelin 0.5 përqind të xhiros”, tha Basha gjate prezantimit te shtyllave kryesore te programit qeverises te PD.

Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57
Top Channel/ Nga mbledhja te Rruga e Durrësit tek djegia e kazanëve, çfarë ndodhi në Protestë dhe…
14/11 18:53
Top Channel/ Protesta në Tiranë, dy djem të vegjël pozojnë mbi një stol në mes të unazës, bllokohet…
14/11 18:11
Top Channel/ Protesta në Tiranë, policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit tentojnë…
14/11 18:04
Top Channel/ Protestuesit thyejnë tabelat në Tiranë, hedhin kapsollë dhe ngjiten mbi…
14/11 17:15
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, bllokohet unaza, protestuesit hedhin kapsolla dhe shkatërrojnë…
14/11 17:13
Top Channel/Protesta në Tiranë, policia dhe autobotet e ujit ndjekin nga pas protestuesit, digjen…
14/11 17:11
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë ‘Zogun e zi’, vazhdojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
14/11 16:21
Top Channel/ Tensionet e para në protestë, i vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nuk reagon
14/11 15:42
Top Channel/ Protesta kundër Ramës/ Sot është lajmëruar mbajtja e një tjetër tubimi proteste
14/11 15:37
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë policie në terren
14/11 15:12
Top News – Protestat me kërkesën për dorëheqje. Rama: Minojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE
14/11 14:05
Top News – Aksident tragjik në rrugën e Arbrit. Humbin jetën 2 persona, 5 të tjerë plagosen
14/11 13:27
Top Channel/ Grida Duma, Masterclass në Zyrih/ Dy ditë trajnimi me shqiptarët e Zvicrës
14/11 13:05