Ky është momenti kur mjeku italian Michele D’Angelo 44 vjeç, profesor biologjie në Universitetin e Aquilas përfshihet në një aksident në datën 8 gusht 2025 në qafën e Kushovicës në aksin Levan-Fier, ku për pasojë humbi jetën 17 vjeçari Elidon Shehaj dhe u plagosën 3 të tjerë. Profesori italian u paraqit në polici të nesërmen pas aksidentit ku u mbajt në paraburgim dy muaj për "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". I riu ndërroi jetë disa ditë pas aksidentit në spitalin e Traumës.