Profesionistët e lirë ngrenë shqetësimin për një sërë problematikash që, sipas tyre, po pengojnë zhvillimin e aktivitetit ekonomik. Konkurrenca e pandershme, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit dhe burokracitë institucionale ishin në fokus të një takimi të organizuar nga Aleanca e Profesionistëve të Lirë. Kontabilisti Artur Papajani solli si shembull problematikën e konkurrencës së pandershme në profesionin e kontabilitetit.